Lajme

Mitrovicë: Komuna subvencionon 199 qytetarë për shpenzimet e barnave

  • 31/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

199 qytetarë të Mitrovicës që kanë sëmundje kronike dhe ndodhen në vështirësi ekonomike u janë subvencionuar shpenzimet e barnave nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunë.

Ndihma u dha për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë tremujorit të fundit të këtij viti.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, ka thënë se prioritet kanë pasur të sëmuret me sëmundje kanceroze.

Shuma totale e këtij subvencioni ka arritur në vlerë prej 20,765 euro, njofton Komuna e Mitrovicës.

Këto mjete janë siguruar nga buxheti komunal, konkretisht nga të hyrat vetanake të Komunës së Mitrovicës. Ku 5,000 euro janë siguruar përmes propozimit të kryetarit të Komunës, z. Bedri Hamza, të miratuar nga Kuvendi Komunal për ndihmë të sëmureve me kancer. Ndërsa pjesa tjetër janë siguruar prej kursimeve buxhetore të disa drejtorive komunale.