Lajme

Mitrovicë: Komuna fillon me mbjelljen e luleve në hapësirat publike të qytetit

  • 11/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së hapësirave publike, Komuna e Mitrovicës sot ka filluar mbjelljen e luleve dekorative në hapësirat publike të qytetit.

Aksionit iu bashkuan kryetari Bedri Hamza, nënkryetari Arian Tahiri, drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava dhe ai për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku.

Kryetari Bedri Hamza tha se “mbjellja e luleve do t’i jap pamje të bukur hapësirave publike të qytetit të Mitrovicës.”

“Do ti kushtohet vëmendje e veçantë mirëmbajtjes së ambienteve publike, mirëpo është e rëndësishme që këto lule dhe çdo hapësirë tjetër e gjelbëruar të ruhet dhe të mos dëmtohet”, ka shtuar Hamza.

Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike këto ditë në vazhdimësi do të përkujdeset për pastërtinë publike, mbjelljen e luleve, si dhe kositjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese në pjesë të ndryshme të qytetit.