Lajme
Mitrovicë: Komuna e DRC nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi
- 06/05/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe drejtoresha e organizatës Këshilli Danez për Refugjatë (DRC), Kristen Stec, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Mbështetja për Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë”.
Projekti synon rritjen e mundësive për zhvillimin socio- ekonomik të komuniteteve pakicë (përfshirë gratë dhe të rinjtë) në Mitrovicë, përmes trajnimeve dhe mbështetjes për fillimin e bizneseve të vogla. Gjithashtu edhe rritjen e integrimit të këtyre komuniteteve, nëpërmjet zhvillimit të mëtejshëm të Qendrës Burimore të komuniteteve në lagjen e romëve dhe rritjen e angazhimit dhe kapacitetit të OJQ-ve lokale.
Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi, Komuna e Mitrovicës do të ofroj mbështetje të përgjithshme për DRC-në në zbatimin e aktiviteteve që kontribuojnë në përmirësimin e qasjes ndaj shërbimeve dhe mundësive për individët nga komunitetet dhe grupet e margjinalizuara.
Kryetari Bedri Hamza ka thënë se komuna është e gatshme dhe e hapur për të bashkëpunuar në realizimin e projekteve të përbashkëta të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve.