Lajme

Mitrovicë: Komuna dhuroi pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve

  • 28/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Zjarrfikësit e Mitrovicës pranuan të enjten disa mjete të avancuara për raste urgjente.

Ato ua dhuroi Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

Drejtori i kësaj drejtorie bashkë me nënkryetarin e komunës Arian Tahiri, u shkuan zjarrëfiksësve edhe për vizitë.
Tahiri e vlerësoi lart punën e zjarrfikësve.
“Këto mjete do të jenë një ndihmesë e madhe për zjarrfikësit e Mitrovicës gjatë intervenimeve të tyre,” tha ai.

Në anën tjetër, komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Tahir Mikullovci, falënderoi Komunën e Mitrovicës për ketë mbështetje, duke shtuar se këto pajisje janë mese të nevojshme dhe do të rrisin efikasitetin e punës së zjarrfikësve.