Lajme
Mitrovicë, këto institucione edukativo-arsimore kalojnë në skenarin C
- 19/01/2022
- By RTV Mitrovica
Task Forca e DKA-së, sot ka mbajtur një takim, ku të pranishëm ishin drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, drejtoresha e Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Igballe Islami si dhe përfaqësues të institucioneve shkollore.
Në këtë mbledhje pasi u shqyrtua dhe u analizua gjendjen e përgjithshme me pandemi në institucionet edukativo-arsimore, duke iu referuar raporteve zyrtare të IKSHP-së dhe rekomandimeve të Task Forcave në nivel të institucioneve edukativo arsimore, vendosi që të aprovoj rekomandimet e tyre duke iu referuar numrit të nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar dhe numrit të klasave që kanë kaluar me mësimin në skenarin C.
Institucionet edukativo-arsimore që kalojnë në skenarin C nga data 20.01.2022, për 10 ditë janë:
1. IP “Gëzimi ynë”;
2. ShFMU “Shaban Idrizi”;
3. ShFMU “Ismail Qemali”
4. ShFMU “Eqrem Çabej”;
5. ShMLA “Tefta Tashko”;
6. ShFMU “Abdullah Shabani” – Niveli i mesëm i ulët (Klasa 6-9);
Këto institucione edukativo arsimore duhet ta bëjnë dezinfektimin e objektit dhe të përcjellët gjendja shëndetësore e kontakteve. Task Forca e Institucionit Edukativo-Arsimor duhet ta rishqyrtoj situatën dhe duhet të vazhdohet me aplikimin e masave higjieno-sanitare dhe respektimin e kritereve dhe rekomandimeve nga MSH, IKSHPK dhe Protokoli i Reagimit të MASHT-it.