Lajme

Mitrovicë: Inspektohen subjektet afariste që manipuluan me çmimin e vajit ushqimor

  • 10/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto ilustrim

Inspektorët komunal të Drejtorisë së Inspecionit në Komunën e Mitrovicës duke parë rritjen e paarsyeshme të produkteve ushqimore bazike, me theks të veçantë rritjes së çmimit të vajit ushqimor, gjatë ditës së sotme kanë realizuar inspektime në disa subjekte afariste, kryesisht qendra tregtare”, thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës.

Inspektorët komunal të tregut të cilët ishin të shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inspecionit, Valon Brahimi, kanë konstatuar se janë mese 3,471 litra vaj të cilave u ka munguar fatura e furnizimit, ndërsa aktualisht në treg shiten me çmim 3.49 euro apo në vlerë totale prej 12,113.79 euro.

Duke u bazuar në dispozitat ligjore, të gjitha subjektet afariste të cilat kanë manipuluar me çmimet, janë detyruar që produktet në fjalë t’i largojnë nga tregu i shitjes, thuhet në njoftim.

Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi, u bënë thirrje të gjithë tregtarëve dhe subjekteve afariste që të sillen konform kornizave ligjore, në të kundërtën paralajmëron ndëshkime sipas ligjeve në fuqi.

Ndryshe ditëve të fundit në vendin tonë është vërejtur një rritje e çmimeve sidomos të artikujve esencialë, ndër ta edhe çmimi i vajit të lulediellit.