Lajme
Mitrovicë: Hapet kafiteria ku punojnë anëtarë me Down Syndrom
- 25/10/2023
- By RTV Mitrovica

Ngjarje e rëndësishme për komunitetin po konsiderohet hapja e një kafiterie në hapësirat e Down Syndrom në Mitrovicë.
Lokali quhet “Bistro X21”, është një vend publik dhe ka të punësuar anëtarë të komunitetit të Down Syndrom.
Kjo hapje ka për qëllim fuqizimin dhe integrimin e anëtarëve të shoqatës në jetën shoqërore të qytetit.
Në ceremoninë e hapjes ishte edhe drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, znj. Drita Ibrahimi. Ajo ka thënë se Komuna e Mitrovicës ka treguar përkrahjen e saj të vazhdueshme për projekte të kësaj natyre, duke shfaqur angazhimin e saj të qëndrueshëm në përmirësimin e mirëqenies për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.
Projekti i “Bistro X21” është mbështetur nga Sëiss Barakah Charity, një organizatë që ka ndihmuar shumë projekte humanitare në Kosovë.