Kulture

Mitrovicë: Hapet ekspozita “Heavy Metals”

  • 15/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Foto: Kushtrim Hoti

Një espozitë e veçantë është hapur në Muzeun e Qytetit në Mitrovicë.

Ekspozita që titullohet “HEAVY METALS – Gurët e Mitrovicës”, sjell në qendër të vëmendjes historinë e gurëve dhe mineraleve që kanë formësuar rajonin e Mitrovicës për breza të tërë.

Kjo ekspozitë, e kuruar nga artistja dhe autorja gjermane Philine Rinnert dhe artizani zviceran Daniel Heer, në bashkëpunim me organizatën lokale 7Arte, përfaqëson një përvojë unike artistike që ndërthur artin, historinë dhe natyrën.

Ky projekt ndriçon rëndësinë e Trepçës dhe pasurive natyrore të Mitrovicës, ndërsa na fton të reflektojmë mbi marrëdhënien tonë me natyrën dhe trashëgiminë tonë minerare.


Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë.