Lajme

Mitrovicë: Hamza pret në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu

  • 12/07/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, njofton Zyra për Infromim e Komunës.

Ata kanë ka biseduar për situatën politike, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu ata diskutuan edhe bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe investimet italiane, por rëndësi të veçantë i kushtuan nevojës së rikthimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me partnerët e saj.”

Kryetari Bedri Hamza ka thënë se çdo e arritur e deritashme në Kosovë është si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë.


Hamza e De Riu janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Italisë.