Lajme

Mitrovicë: Hamza për katër vjet mandar rritë në 500% numrin e bursave për studentët

  • 16/07/2025
  • By RTV Mitrovica
Share
Në një ceremoni solemne, të martën në Mitrovicë u nënshkruan kontratat për ndarjen e 300 bursave për studentët e dalluar të këtij qyteti.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari, z. Arian Tahiri, drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, drejtoresha per Buxhet dhe Financa, Igballe Islami si dhe drejtori i Adminstrates, Gezim Stavileci.
Kryetari Hamza theksoi rritjen e konsiderueshme të numrit të bursave krahasuar me fillimin e mandatit.
“Këtë vit, bursat për studentët mitrovicas i kemi rritur për 500 për qind krahasuar me ato që janë ndarë në vitin e parë të qeverisjes. Tani janë 300 studentë përfitues nga Komuna e Mitrovicës, të cilët do të kenë më shumë siguri e mundësi për t’i ndjekur ëndrrat e tyre,” deklaroi ai.
Ndërkaq, nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, vlerësoi këtë hap si një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e qytetit.
“Komuna e Mitrovicës ka qëndruar pranë të rinjve, në çdo hap dhe në çdo fushë ku ata angazhohen. Kjo përkrahje do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh. Të rinjtë janë shpirti i Mitrovicës dhe me energjinë, dijen dhe përkushtimin e tyre, ata do ta çojnë qytetin tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur,” u shpreh nënkryetari Tahiri.