Lajme

Mitrovicë: fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

  • 10/10/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nga dita e hënë (09 Tetor) edhe në Mitrovicë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal.

Drjetoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka thënë se sëpari duhet të vaksinohen grupet më të rrezikuara të popullatës.

“Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara që duhet të vaksinohen së pari.”

Vaksinimi është mënyra më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive dhe është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Në Komunën e Mitrovicës vaksinimin kundër gripit sezonal mund ta bëni në Qendrat e Mjekësisë Familjare në vendbanimin tuaj (Foto).