Lajme
Mitrovicë: fillon shenjëzimi i rrugëve
- 15/07/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/07/292991914_412851730876356_7464758272062699143_n.jpg)
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës, ka filluar shenjëzimin e rrugëve në qytet.
Të premtën mbarvajtjen e punimeve e përcollën nga afër nënkryetari i komunës Arian Tahiri, dhe Drejtori për Infrastrukturë, Granit Tmava.
“Komuna e Mitrovicës ka një sërë projektesh që do të realizohen dhe se shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon orientimin, është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut në qytet, ku qëllimi kryesorë është rritja e sigurisë në komunikacion për të gjithë qytetarët e Mitrovicës,” tha nënkryetari Arian Tahiri.
Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka bërë të ditur se vendosja e shenjëzimit ka përfunduar tek Liqeni Akumulues dhe do të vazhdoj edhe në rrugët e tjera të qytetit.