Lajme

Mitrovicë: fillon rinovimi i banesave nga projekti i MCC-së

  • 24/05/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës se Mitrovices , Bedri Hamza, ka pritur sot në takim zëvendës presidenten e MCC-së, znj. Alicia Mandaville, si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, z. Petrit Selimi.

Në këtë takim eshte biseduar lidhur me projektin e këtij fondacioni që ka të bëjë me përmirësimin e efiçiencës së energjisë, ku përfituese është edhe Komuna e Mitrovicës në sektorin e banimit, me fokus në renovimet e njësive banesore.

Kryetari Hamza së bashku me znj. Mandaville dhe z. Selimi kanë inauguruar fillimin e punimeve për renovimin e tri objekteve banesore në Mitrovicë.
Projekti financohet nga MCC-ja, ndërsa komuna e Mitrovicës participon me 30% të vlerës së projektit.

Kryetari Hamza ka falënderuar popullin amerikan dhe të gjithë partnerët e MCC-së për angazhimin e tyre në realizimin e këtij projekti, duke thënë se përmes implementimit të tij do të ngritet standardi jetësor dhe do të zvogëlohen shpenzimet e qytetarëve mitrovicas.

Gjithashtu këtë mbështetje të MCC-së Hamza e ka konsideruar si shumë të veçantë dhe të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës.

Në kuadër të këtij projekti do të rinovohen kulmet, do të ndërrohen dyert e hyrjeve dhe dritaret, si dhe do të fasadohen komplet mbështjellësi i jashtëm i objekteve.