Lajme
Mitrovicë: Fillon ndërtimi i rrugës “Lah Nimani”
- 24/03/2023
- By RTV Mitrovica

Në Mitrovicë të enjten kanë filluar punimet në hapjen rrugës “Lah Nimani” në qytetin e Mitrovicës.
Ky projekt do të ndikoj drejtpërdrejtë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe do të siguroj lehtësim të qarkullimit në komunikacion, tha Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, në ceremoninë e organizuar për këtë rast.
“Ky projekt, për shkak të domosdoshmërisë dhe rëndësisë së veçantë, ka qenë një prej premtimeve kryesore gjatë fushatës zgjedhore, sepse do të shërbejë si një ndër arteriet kryesore e cila do të lehtësoj komunikacionin në qytetin e Mitrovicës dhe do ofrojë lidhjen e qytetit me kryeqytetin e Kosovës”, është shprehur kryetari Hamza.
I pari i komunës ka shtuar se shpejt do të fillojnë me realizimin edhe të projekteve tjera në Mitrovicë.