Lajme
Mitrovicë: fillon fushata “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”
- 04/10/2023
- By RTV Mitrovica
Njësia e Edukimit Shëndetësor dhe Promovimit të Shëndetit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, filluan sesionet informuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit në kuadër të Fushatës “Tetori-Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit”.
Sesioni i parë u mbajt në lagjen “Adem Voca”, i cili do të pasohet edhe më sesione të tjera në lokalitete të ndryshme.
Në fokus të këtij sesioni ishte parandalimi, dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit ku theks i veçantë ju dha demostrimit të vetë-ekzaminimit të gjirit, rëndësisë së mamografisë dhe vizitave të rregullta mjekësore tek mjeku familjar.