Lajme

Mitrovicë: filloi procesi i zgjedhjes së këshillave lokale

  • 23/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Me zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të këshilit lokal në fshatin Kqiq të Madh të Mitrovicës, filloi procesi i zgjedhjes së këshillave lokale në komunë.

Në mbledhjen që u mbajt të hënë në shkollën e këtij fshati morën pjesë 46 qytetarë me të drejt vote dhe kryetar fshati zgjodhën Fatmir Salihun.
Veç kryetarit janq zgjedhur edhe 11 anëtarë të këshillit.

Po të njëjtën ditë, zgedhjet për kryetarin dhe këshillin e fshatit u mbajtën edhe në Kçiq të Vogël.
Aty kryetar i fshatit u zgjodh Shahin Fetahu ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë shtatë anëtarë.

I pranishëm në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve dhe anëtarëve të këshillit ishte edhe nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, si dhe anëtarët e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokal, Armend Begu, Xhyljeta Morina Imeri, Majlinda Kurti, Jeton Ujkani dhe Valbona Sadiku.

Nënkryetari Tahiri, ka thënë se është për t’u vlerësuar pjesëmarrja dhe fryma demokratike e promovuar, ndërsa kryetarëve Fatmir Salihu dhe Shahin Fetahu, iu urojë suksese duke premtuar bashkëpunim të ngushtë në të mirën e fshatrave dhe lagjeve.

Procesi i zgjedhjes së këshillave lokale do të vazhdoj deri në zgjedhjen e këshillave lokale për secilën lagje dhe vendbanim.

Tubimi i radhës për këtë qëllim mbahet në fshatin Koshtovë në shkollën “Jusuf Rexha” duke filluar nga ora 18:00.

Më poshtë i gjeni edhe oraret në të cilat do të mbahen takimet e ardhshme për vendbanimet tjera.