Lajme

Mitrovicë: Filloi asfaltimi i rrugës “Evlia Qelebia”

  • 26/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Ka filluar të asfaltohet një nga rrugët më të përfolura për problemet infrastrukturore në qytettin e Mitrovicës. Bëhet fjalë për rrugën “Evlia Qelebia” në qendër të qytetit

“Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Evlia Qelebia” në qytetin e Mitrovicës në kuadër të projektit “Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve në qytet”, kanë thënë nga Komuna e Mitrovicës nëpërmjet një njoftimi.

Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge kanë dalë për të inspektuar nga afër kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin e komunës, z. Arian Tahiri dhe drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava.

Kryetari Hamza është ndarë i kënaqur me punët që po realizohen në asfaltimin e kësaj rruge, duke e cilësuar si projekt mjaft të rëndësishëm për qytetarët, pasi që drejtpërdrejtë do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në komunikacion, thuhet në njoftim

“Pas asfaltimit kjo rrugë do të ketë një pamje shumë të mirë dhe infrastrukturë të kompletuar, që do të lidhet direkt me rrugën “Lah Nimani”, ka shtuar drejtori për Infrastrukturë, Granit Tmava.