Lajme

Mitrovicë: Diskutohet për dhunën me bazë gjinore

  • 08/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Drejtoria për Mirëqenie Sociale në komunën e Mitrovicës dhe organizata Solidar, organizuan një tryezë në Mitrovicë ku u diskutua rreth kësaj çështje.

Drejtoresha për Mirësenie Sociale në komunë, Drita Ibrahimi, tha se duhet të përpiqemi të gjithë për një shoqëri pa dhunë në familje, ku të drejtat e secilit vlerësohen dhe respektohen.
Më tutje, ajo ka folur edhe për mekanizmat në nivel lokal për parandalimin, mbrojtjen, trajtimin, rehabilitimin dhe mundësitë në integrimin e viktimave të dhunës.

Nga drejtoresha Ibrahimi është propozuar që nga niveli qendror dhe lokal, së bashku edhe me organizata të krijohet një buxhet i veçantë për viktimat e dhunës për përfshirjen e tyre në jetën normale.

Ndërsa, nga gratë e pranishme është diskutuar edhe për rastet e fundit të ndodhura në Kosovë, e ku gruaja vazhdon të ballafaqohet me mungesë të sigurisë dhe qasje jo të barabartë në shoqëri.