Lajme
Mitrovicë: dënohen edhe dy qytetarë për hedhje të mbeturinave
- 13/05/2022
- By RTV Mitrovica
Foto ilustrim
Inspektorët komunal kanë dënuar me gjoba dy qytetarë të Mitrovicës, për hedhje të mbeturinave.
Njëri qytetar u dënua me 100 euro, ndërsa tjetri me gjobë në vlerë prej 30 eurosh.
Këto gjoba u janë shqiptuar si pasojë e ndotjes së ambientit dhe hedhjes së mbeturinave në sipërfaqe publike, thuhet në një njoftim të Komunës.
Drejtori i Inspekcionit Valon Brahimi ka thënë se do të vazhdojnë me shqiptimin e këtyre gjobave deri sa të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për ruajtje të mjedisit, duke mos hedhur mbeturina jashtë kontejnerëve.