Lajme

Mitrovicë: Arrestohet një i dyshuar për tentimvrasje

  • 21/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto ilustrim

 

Një person është arrestuar nga Policia në Mitrovicë, si i dyshuar për vrasje në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:45 minuta në rrugën “Shaban Polluzha”.

Policia nuk ka dhënë detaje për motivet e kësaj ngjarje vetëm se ka thënë që dyshuari V. J. 22 vjeçar, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Vepra penale ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale në veturën e ankuesit nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Ndërsa si rezultat i ndërveprimeve policore pas dy orëve nga njësia policore e Trafikut Rrugor në zonën e Skenderajt është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari V. J., 22 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdor në veprën penale. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,” thuhet në njoftim.