Lajme
Mitrovicë: Arrestohet një person i dyshuar për “Dhunë në familje”
- 28/10/2021
- By RTV Mitrovica
Policia në Mitrovicë kanë njoftuar se sot (e enjte 28 tetor) në orët e paraditës kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”
Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij, thuhet në njoftim.
Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I. S., 51 vjeçar, është iniciuar rast për veprën penale “ Dhunë në familje’. Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.