Lajme

Mitrovicë: Arrestohet 23 vjeçari për posedim droge

  • 15/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto ilustrim

Mbrëmë pas mesnate policia në Mitrovicë ka arrestuar S.J. 23 vjeçar i cili u kap me një sasi të marihuanës.

Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” gjatë një kontrolli të policisë nga Njësisa e Reagimit të Shpejtë.

“Sot me datë 15.07 2022, rreth orës 00:32, policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”. Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Evlia Qelebia”, ku zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejt derisa kane qenë duke patrulluar, kane ndaluar për kontrollë personin, S.J.,., 23 vjeçar, ku gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi e substancës narkotike- marihuanë. Si provë materiale nga personi dyshuar në fjalë janë konfiskuar substancat narkotike, me sasi 2.3-gram dhe një tabak letra(rizlla) që shërbejnë për mbështjellje,” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndersa ndaj tij është inicuar rasti për veprën penale,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.