Lajme
Mitrovicë: Arrestohet 20 vjeçari për posedim të narkotikëve
- 09/03/2022
- By RTV Mitrovica
Foto ilustrim/PK
Policia në Jug të Mitrovicës ka arrestuar një 20 vjeçar për posedim të narkotikëve.
Arrestimi ka ndodhur të mërkurën(09 Mars 2022) në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë.
“Gjatë kontrollit te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike”, njofton policia.
Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit A. B., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.