Lajme
Mitrovicë: Arrestohen të dyshuarit për “Grabitje” në pompën e derivateve
- 23/03/2022
- By RTV Mitrovica
Foto ilustrim/PK
Dy persona janë arrestuar nga policia në Mitrovicë nën dyshimin për grabitje.
Dyshohet se të njejtit me 13 mars 2022, nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në një pompë derivatesh.
Policia njofton se të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor.
“Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme, ku dy të dyshuarit dyshohen se me datën 13 mars 2022, në një pompë derivatesh nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.
Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar materiale të nevojshme. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policer,” thuhet në njoftimin e policisë.