Lajme
Mitrovicë, afaristët i dalin në ndihmë qytetit, “TehnoBurimi” merr përsipër ndërtimin e dy urave mbi lumin Lushta
- 25/01/2023
- By RTV Mitrovica
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim afaristin mitrovicas, z. Burim Fazliu, pronar i kompanisë “Tehno Burimi”.
Në këtë takim është biseduar lidhur me situatën aktuale të Komunës së Mitrovicës pas vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, ku kanë lënë dëme të shumta jo vetëm në ekonomi familjare, biznese, bujqësi, por edhe në infrastrukturën publike.
Me këtë rast, Kompania “Tehno Burimi” me pronar z. Burim Fazliu, ka shprehur gatishmërinë të mbështesë komunën me ndërtimin e dy urave mbi lumin Lushta, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet e fundit.
Kryetari z. Hamza, ka falënderuar afaristin mitrovicas z. Fazliu për iniciativën e tij që t’i dalë në ndihmë komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës.