Lajme

Mitrovicasi Burim Habibaj fitues i Drag Race II

  • 26/06/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Mitrovicasi Burim Habibaj fitues i Drag Race II

Komuna e Mitrovicës uron Burim Habibaj për suksesin e tij të treguar në garën e veturave të njohur si “Drag Race” e organizuar nga Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un.

Mitrovicasi Burim Habibaj, me Opel Kadett është fitues i garës në shtegun me gjatësi prej 402 metrave, të cilin e kaloi për kohën 09:822 sekonda duke sjell spektakël të vërtetë të garave me vetura.

“Kam pritur fitore, por nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse kam pasur defekt në veturë. Edhe shtegu nuk ka qenë në gjendje shumë të mirë, por shpresoj që në gusht të ketë kushte më të mira dhe të arrij kohë më të shpejtë” është shprehur Habibaj pas fitores, i cili në garën në Bullgari dhe Rumani ka pasur kohë prej 09:02 sekonda.