Lajme

Mitrovica themelon Shtab Emergjent për Mbrojtje nga Zjarri

  • 24/07/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës të shtunën ka themeluar Shtabin Emergjent për Mbrojtje nga Zjarri.

Ky Shtab përbëhet nga drejtoritë komunale, Policia e Kosovës, Njësiti i Zjarrfikësve, Qendra Operative Rajonale, Ujësjellësi, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Kryqi i Kuq.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, ka thënë se arsyeja e formimit të këtij shtabi është inspektimi, parandalimi dhe mbrojtja nga zjarri.

Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale në Mitrovicë sa i përket zjarreve.

Drejtori për Siguri dhe Emergjencanë komunë, Bahtir Maxhuni, ka thënë se bashk me nënkryetarin Tahiri të shtunën kanë qenë në vendin e ngjarjes të përfshirë nga zjarri në pjesën afër poligonit dhe në fshatin Zasellë. “Njësia e Zjarrfikësve, zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarët e Ushtrisë së Kosovës-FSK, kanë bërë maksimumin për minimizimin e pasojave dhe shuarjen e zjarrit i cili kishte marr përmasa të mëdha hapësinore,” tha Maxhuni.

Përndryshe shtabi do të koordinohet dhe mobilizohet për të përballuar situatat emergjente nga zjarret, ku kërkohet edhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve të Mitrovicës që të bëhen pjesë e bashkëpunimit me shtabet për të përballuar këtë situatë.

Po ashtu u bëhet apel qytetarëve për kujdes të shtuar, si masë preventive për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje.