Lajme

Mitrovica, Skenderaj e Vushtrria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e integruar të mbeturinave

  • 28/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Komuna e Mitrovicës dhe dy komunat tjera të rajonit Vushtrria dhe Skenderaj kanë nënshkruar të mërkuën një memorandum bashkëpunimi ndër- komunal për inicimin e menaxhimit të integruar të mbeturinave.

Marrëveshjen e nënshkruan nënkryetari i komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi dhe kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Qëllimi i memorandumit është krijimi i kushteve bazë për komunat drejt themelimit të sistemit regjional për menaxhimin e integruar të mbeturinave përmes bashkëpunimit ndër- komunal.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga GIZ-i gjerman.

Vlenë të theksohet se Draft- Memorandumi është përgatitur dhe mbështetur nga GIZ-i, organizate kjo e cila në vazhdimësi ofron përkrahje për komunat në përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave.