Lajme
Mitrovica shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës
- 23/04/2022
- By RTV Mitrovica
Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Mitrovicës e ka shënuar me një varg aktivitetesh.
Përveç shefit të zyrës së BE-së në Mitrovicë për vizitë të premtën ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
I pari mori pjesë në aksionin e pastrimit dhe mbjelljes së fidaneve te Liqeni Akumulues e Krasniqi bashkë me kryetarin Hamza mbollën edhe disa të tjera në sheshin Adem Jashari në qytet.
Gjatë mbjelljes së këtyre pemëve Krasniqi e Hamza theksuan se secili mund të luaj rolin e tij në krijimin e një mjedisi më ekologjik, qoftë duke mbjellur një pemë, disa lule apo duke pastruar ambientin ku jeton dhe punon.
Në shënimin e Ditës së Tokës, Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Mitrovicës ka vazhduar aktivitetin e saj duke bërë mbjelljen e drunjve dekorativ në parkun afër varrezave ortodokse (në hyrje të Mitrovicës).
Aktivitetet që e shënojnë këtë ditë do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, me ç’ rast me datat 24 dhe 25 prill në fshatin Kaçandoll do të bëhet mbjellja e 10 mijë fidanëve. Gjithashtu me datë 27 prill do të bëhet mbjellja edhe e 100 trupave të rinj.