Lajme
Mitrovica pjesë e fushatës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Komunë
- 19/10/2023
- By RTV Mitrovica
Mitrovica pjesë e fushatës për promovimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës në Komunë
Sot në Mitrovicë është mbajtur fushata për promovimin e Ekipeve komunale për të drejtat e fëmijës, në kuadër të fushatës për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
Kjo fushatë është duke u realizuar me qëllim të promovimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, në bashkëpunim të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, me Zyrën për Qeverisje të Mirë/ZKM dhe në bashkëpunim me organizatat ‘Syri i Vizionit’ dhe ‘Save the Children Zyra në Kosovë’.
Promovimit të fushatës, i parapriu takimi me ekipen për të drejtat e fëmijëve të themeluar nga Komuna e Mitrovicës, ku të pranishëm ishin, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, përfaqësues nga MAPL-ja, Zyrëa për Qeverisje të Mirë/ZKM, përfaqësues nga Syri i Vizionit, drejtorë komunal, asamblistë, përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Gjatë takimit, ekipi i për të drejtat e fëmijëve të themeluar nga Komuna e Mitrovicës, është njoftuar për planet e MAPL-së, lidhur më ndihmën dhe monitorimin qe do ju bëhet ekipeve dhe planeve të tyre të punës si dhe mundësitë e përfshirjes së indikatorëve të planeve të punës në grandin e përformancës për komuna nga ana e MAPL-se.
Drejtori z. Shabani dhe drejtorët e drejtorive komunale kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar gjatë hartimit të planit të punës, për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës.
Kjo fushatë është duke u realizuar në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”.