Lajme
Mitrovica përfiton donacion një autoambulancë dhe pajisje mjekësore
- 03/11/2021
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/11/autoambulanca-donacion.jpg)
Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë ka përfituar një autoambulancë me pajisje përcjellëse nga një ndërmarrje gjermane, konkretisht nga “Notus Energy Kosovo L.L.C”.
Dorëzimin e këtij donacioni e ka bërë përfaqësuesi i kësaj kompanie, Diamand Daladaku, kurse këtë donacion e ka pranuar drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, së bashkë me stafin e institucionit që drejton.
Me këtë rast, drejtori i QKMF-së, z. Sylejmani ka falënderuar kompaninë “Notus Energy Kosovo”, për këtë donacion i cili do të ndihmoj në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe do të mundësojnë ngritjen edhe më të madhe të efikasitetit të punës së kësaj qendre në shërbim të pacientëve. Ai më tutje ka shtuar se kjo autoambulance do të kaloj për përdorim në QMF-Bare, në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e rajonit të Shalës.