Lajme

Mitrovica, nikoqire e Mitrovica International Jazz Days

  • 28/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Mitrovica, nikoqire e Mitrovica International Jazz Days

Sonte do të filloj edicioni i parë i Festivalit Mitrovica International Jazz Days, organizuar nga artistja e mirënjohur mitrovicase Rona Nishliu, e në bashkëpunim me komunën tonë.

Duke filluar nga sot, prej orës 19.45 e deri në përmbylljen e festivalit me 2 Shtator do të ketë koncerte e punëtori me artistë me renome botërore të muzikës jazz.

Koncertet do të mbahen në hapësirë të hapur në sheshin “Isa Boletini”, e punëtoritë në Muzeun e Qytetit dhe Shkollën e Rokut në Mitrovicë.

Jeni të mirëseardhur.

Hyrja është falas.

Ora 19:45 në sheshin “Isa Boletini”.