Lajme

Mitrovica International Jazz Days vijon me natën e dytë të emocioneve të forta dhe muzikës magjepsëse

  • 30/08/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Mitrovica International Jazz Days vijon me natën e dytë të emocioneve të forta dhe muzikës magjepsëse

Në vazhdën e festës së Mitrovica International Jazz Days, natën e dytë ka shkëlqyer me performanca të mahnitshme artistike dhe emocione të ndjeshme.

Në këtë mbrëmje të veçantë, të pranishëm ishin drejtoresha e DKRS-së, znj. Valdete Idrizi, ish presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ambasadori i shtetit të Austrisë, z. George Schnetzer, UD udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Eva Palatova si dhe shumë qytetarë.

Artistët e përzgjedhur kanë dhënë shfaqje të paharrueshme, duke nisur nga Ganna Ensemble me zërat e tyre magjepsës, Enrico Morello “Cyclic Signs” me eksperimentet e tij të mrekullueshme zanore, dhe dueti i Karen Asatrian & Andrej Prozorov, që kanë përshkruar një histori emocionuese nëpërmjet notave muzikore. Në skenë është ngjitur edhe shqiptarja Elina Dumi, bashkë me Rob Luft, duke na ofruar një përvojë të jashtëzakonshme artistike, të mbushur me emocion dhe pasion.

Ky festival i magjepsur nga tingujt e muzikës jazz po vazhdon të mbledhë të apasionuarit e zhanrit në një rrugëtim emocionues në Mitrovicë, duke krijuar një platformë të pazëvendësueshme për ndarjen e pasionit të muzikës dhe emocioneve të thella artistike.