ARKIV

Mitrovica ndër komunat më transparente për 2020 në Kosovë

  • 23/07/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Mitrovica është komuna e pestë me radhë për nga niveli i transparencës për vitin 2020, ndërsa Rahoveci është komuna më transparente sipas Institutit Demokratik të Kosoves.

KDI ka publikuar sot “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”. Hulumtim ky që pasqyron të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës, bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale si dhe bazuar në metodologjinë e Transparency International (TI) dhe në praktikat shumëvjeçare të KDI.

Bazuar në të gjeturat, top komunat me nivelin më të lartë në përputhjen e indikatorëve gjatë vitit 2020 janë: komuna e Rahovecit me 93.75%, Drenasit dhe Lipjanit me nga 91.67%, Gjakovës me 89.58% si dhe Mitrovicës së Jugut me 88.54%.

Hulumtimi është realizuar nga konsorciumi i OJQ-ve “Aleanca Qytetare për Transparencë” i përbërë nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe nëntë (9) organizata lokale partnere: OJQ Mundësia, OJQ Fortesa, Iniciativa Qytetare Skenderaj (IQS), Forumi i Organizatave Jo-qeveritare Kaçanik ( FOJK), Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (SHIP), SHL-Kosova, Rrjeti i OJQ-ve AVONET, Initiative for Social Education – ISEP si dhe OJQ SOFRA.

Publikimin e plotë të hulumtimit, mund ta gjeni në vegëzën vijuese: 
https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2021/07/45-Transparometri-Komunal-2020-ALB-02-1.pdf