Lajme
Mitrovica do të bëhet me Ballkon panoramik dhe shteg të ecjes
- 25/01/2023
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2023/01/324112199_3363634270576679_1943232636947906445_n.jpg)
Nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, sot kanë takuar ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka.
Ndërsa, ministri i MZHR-së, z. Damka ka përgëzuar Komunën e Mitrovicës si përfituese dhe i ka uruar suksese në zbatimin e projektit të përbashkët.
Në këtë takim nënkryetari z. Tahiri dhe ministri z. Damka kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe MZHR-së për realizimin e projektit “Ndërtimi i Ballkonit panoramik dhe shtegut të ecjes në fshatin Zasellë”.
Nënkryetari z. Arian Tahiri, ka falënderuar Ministrinë në fjalë për këtë përkrahje, duke u zotuar se ky projekt do të realizohet me përkushtim të madh, sepse ka rëndësi të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe do të jetë vlerë e shtuar për qytetin e Mitrovicës.