Lajme
Sanohet problemi-rikthehet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Skenderaj
- 28/08/2022
- By RTV Mitrovica
Është sanuar defekti në Impiantin e Ujit në Shipol dhe ka fillur prodhimi/trajtimi i ujit e me këtë rast është ri-kthyer edhe furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj, bëjnë të ditur nga kompania Ujësjellësi “Mitrovica”.
“Tani nevoitet edhe pak kohë që të mbushet me ujë rrjeti i ujësjellësit në mënyrë që uji të arrijë edhe në pikat më të larta”.
Kompania kishte njoftuar më herët se ka pasur një defekti në pajisjet elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol dhe për këtë arsye është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiant rrjedhimisht edhe furnizimi me ujë në komunat Mitrovicë dhe Skenderaj.