Lajme

Mitrovica dhe Gjakova shkëmbejnë përvojat për punën e kuvendeve komunale

  • 21/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Mitrovica dhe Gjakova shkëmbejnë përvojat për punën e kuvendeve komunale

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, së bashku me drejtoreshën e DKRS-së, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim homologet nga Gjakova, kryesuesen znj. Arbënesha Kuqi, si dhe drejtoreshën, Adea Roka.

Në këtë takim janë shkëmbyer përvojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto institucione, ndërsa me theks të veçantë kanë diskutuar për rregulloret dhe planet e punës së Kuvendeve komunale.

Kryesuesja Broja ka falënderuar mysafiret nga Komuna e Gjakovës për vizitën e realizuar në Komunën e Mitrovicës, me qëllim të ndarjes së përvojave të mira dhe sfidave të kuvendeve komunale dhe të komunës në përgjithësi.