Lajme
Mirënjohje për punëtorët shëndetësorë të pensionuar në 12 muajt e fundit në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Mitrovicës
- 13/05/2022
- By RTV Mitrovica
Mirënjohje e falenderime për punën e tyre deri në pension morën këto infermiere në Mitrovicë.
Kjo ndodhi të enjtën (12 Maj) derisa u shënua edhe Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.
Me rastin e shënimit të kësaj dite Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë ndarë mirënjohje për punëtorët shëndetësorë të pensionuar në 12 muajt e fundit në Kujdesin Parësor Shëndetësor të Mitrovicës, si shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar në Kujdesin Primar Shëndetësor.
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr.Fahri Shabani, drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani dhe kryeinfermierja e QKMF-së, Meleke Morina, uruan infermierët dhe punëtoret shëndetësorë për Ditën e Infermierisë ndërsa punëtoret e pensionuara i falënderuan për kontributin e tyre shumëvjeçar në shëndetësi.
Ndërsa, stafi mjekësor falënderuan Drejtorinë për Shëndetësi dhe Komunën e Mitrovicës për përkrahjen e vazhdueshme, përmirësimin e kushteve të punës dhe zbatimin e plotë të kontratës kolektive në dhënien e pagave jubilare dhe pagave shtesë me rastin e pensionimit.