Lajme

Mirënjohje për pjestarët e FSK-së, pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit në Turqi

  • 25/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Për kontributin e tyre në kërkim-shpëtim pas tërmtit në Turqi, Kapiten Krenar Voca, rreshter shtabor Hasim Fejzullahu, rreshter Bujar Mangjolli, rreshter Visar Raci, tetar Mentor Ismajli, tetar Egzon Murati, janë pjesëtarët e FSK-së që të premtën nga Komuna e Mitrovicës u nderuan me mirënjohje ga Komuna e Mitrovicës.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, i cili ua dha mirënjohjet tha se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe është mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses në misionin fisnik në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në shtetin e Turqisë.

Ndërsa, në emër të FSK-së, kapiteni Krenar Voca ka falënderuar kryetarin Hamza duke shtuar se FSK-ja është e gatshme të kontribuoj në çdo fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.

Pjestarët e FSK-së iu bashkuan ekipeve të kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme për t’i ndihmuar Turqisë pas një tërmeti që e goditi disa javë më parë. Nga tërmeti prej 7.8 ballë të rihterit ë goditi Turqinë dhe Sirinë mbetën të vdekur rreth 50 mijë njerëz.