Lajme

“MIJD 2023: Një Edicion i jashtëzakonshëm për Mitrovicën”

  • 03/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

“MIJD 2023: Një Edicion i jashtëzakonshëm për Mitrovicën”

Nata e mbylljes së festivalit Mitrovica International Jazz Days ka sjellë një energji të mrekullueshme në qytetin e Mitrovicës. Ky festival i suksesshëm është bërë një ngjarje e rrallë për komunitetin muzikor dhe adhuruesit e muzikës në këtë qytet.

Në natën e mbylljes, shumë qytetarë ishin të pranishëm duke shijuar muzikën e jazz-it në ambientet magjike të Mitrovicës.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi, është shprehur e lumtur dhe krenare për mbeshtetjen që komuna e Mitrovicës ka ofruar për këtë festival të madh të jazz-it, i cili u drejtua me pasion nga Rona Nishliu.

Në naten e fundit të festivalit, shijuam performancat e disa grupeve dhe artistëve të shquar jazz si Bill Laurance & Michael League, Daphna Levy & Tamir Miler, dhe Up Youth Ensemble nën udhëheqjen e Dukagjin Muhaxherit.

Përveç performancave të mrekullueshme, MIJD ofroi edhe punëtori dhe aktivitete të ndryshme për muzikantët e rinj edhe për fëmijët.

Me punëtoritë e tilla si Folklor, tradita dhe jazz-i me Ganna Gryniva, “Gjeni zërin tuaj” me Karen Asatrian, Swing, lojë dhe kreativitet për fëmijë me Dukaxhin Muhaxheri, “Si të rrisim prezencën në Mediat Sociale” me LVL UP Agency, dhe “Diskuto dhe mëso” me Michael League dhe Bill Laurance, të rinjtë dhe fëmijët patën mundësinë të ndiheshin të inspiruar dhe të zhvillonin aftësitë e tyre artistike në një mjedis të frytshëm dhe mbështetës.

MIJD do të mbetet një ngjarje e rëndësishme dhe emocionuese për Mitrovicën dhe të gjithë dashamirësit e muzikës jazz.

“Ky ishte edicioni i parë i mrekullueshëm i MIJD, mirëupafshim në edicionin e rradhës”, është shprehur drejtoresha, znj. Valdete Idrizi.