Lajme

Mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal me 1 Dhjetor 2021

  • 19/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Zyrtarisht është përcaktuar data e mbledhjes inauguruese e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Jugore. Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Mitrovicës, ku përmes njoftimt është bërë ftesë për pjesëmarrje në seancë!

Seanca do të zhvillojë punimet me datën 1 Dhjetor 2021, duke filluar nga ora 10:00, ndërsa për rend dite ka këto pika:

– Fjalë hyrëse, nga anëtari më i vjetër [në moshë] i Kuvendit të Komunës, i cili po ashtu do të bëjë kryesimin e mbledhjes;
– Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës (Formimi i Komisionit për verifikimin e mandateve);
– Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës;
– Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës.

Përbërja në Kuvendin Komunal sipas rezultateve të zgjedhjeve lokale, është si në vijim:

PDK, 14 ulëse në Kuvend.
LVV, 11
LDK, 6
Forca e Diasporës, 1
AKR, 1
PD, 1
AAK, 1

Dihet se me certifikimin e zgjedhjeve të kandidatëve për kryetar, nga autoriteti i KQZ, të datës 3 Nëntor 2021 është zyrtarizuar Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, z. Bedri Hamza, i cili triumfoi qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura me 17 Tetor 2021.