Lajme

Mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve në Komunën e Mitrovicës

  • 12/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, të martën ka mbajtur mbledhjen e parë me Bordin e Drejtorëve në Komunë.

Hamza ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që ta njohin gjendjen aktuale të drejtorive që kanë trashëguar nga ish – drejtorët dhe me përgjegjësi të plotë të ushtrojnë detyrën e tyre.

Në këtë mbledhje drejtoresha për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Igballe Islami, ka njoftuar ekzekutivin me veprimet e ndërmarra nga kjo drejtori, ku fillimisht do të mbahen dëgjimet buxhetore me drejtorët komunal për planifikimin e buxhetit për vitin 2022.

Drejtoresha Islami ka kërkuar nga drejtorët që të konsultohen me udhëheqësit e tyre nëse akoma ka fatura të cilat nuk janë adresuar në DFZHE, në mënyrë që saktësisht të dihen borxhet apo detyrimet komunale të papaguara.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, informojë drejtorët komunal me aktivitetet e kësaj drejtorie të ndërmarra pas reshjeve të fundit të borës.

“Operatorët ekonomik të kontraktuar për mirëmbajtje dimërore të rrugëve kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre për largimin e borës dhe vendosjen e krypës nga orët e hershme të mëngjesit, e deri në mbrëmje për të mundësuar kështu lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka thënë drejtori Maxhuni.

Maxhuni tha se prioritet i është dhënë mirëmbajtjes së rrugëve që shpiejnë për tek Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në afërsi të shkollave dhe disa lokalitete të tjera.

Në anën tjetër drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, ka bërë të ditur se në Mitrovicë gjysëmvjetori i dytë shkollor ka filluar mbarë dhe pa telashe, ku të gjitha shkollat janë të përgatitura edhe në rast të shfaqjes se rasteve nga virusi Covid-19, dhe do të veprohet ashtu siç parashihet nga Udhëzuesit e MASHT-it.

Në fund të kësaj mbledhje kryetari Hamza, kërkoj përkushtim dhe angazhim të plotë të drejtorëve në kryerjen e punëve, gjithmonë duke qenë në harmoni me ligjet në fuqi.