Lajme
Mbillen edhe 100 fidane tek Liqeni Akumulues
- 27/04/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë është përkujdesur që përgjatë Liqenit Akumulues të mbjellën edhe 100 fidane të pranuara si donacion nga banka ProCredit në Kosovë.
Këto fidane janë mbjellë sot nga drejtorët komunal, Granit Tmava dhe Bahtir Maxhuni si dhe përfaqësueset e këtij institucioni financiar, në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues në Mitrovicë.
Përfaqësuesit komunal pasi falënderuan bankën ProCredit në Kosovë për dhurimin e këtij donacioni, kanë thënë se me mbjelljen e këtyre fidanëve dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara Liqeni Akumulues do të marrë një pamje akoma më të bukur dhe do të rritet edhe frekuentimi i qytetarëve në këtë pjesë turistike të qytetit.