Lajme
Mbahet tubim përkujtimor në nderim të artistit Blerim Peci
- 11/12/2022
- By RTV Mitrovica
Mbahet tubim përkujtimor në nderim të artistit Blerim Peci
Komuna e Mitrovicës ka mbajtur tubim përkujtimor me rastin e pesë vjetorit të ndarjes nga jeta të artistit, Blerim Peci.
Të pranishëm në këtë tubim ishin drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi, deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj. Ganimete Musliu, ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Avni Kastrati, ish kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, aktorë, familjarë të artistit Blerim Peci dhe pjesëmarrës të tjerë.
Për ta kujtuar Belin, bashkëudhëtarët e jetës dhe karrieres së tij, Valdete Idrizi, Fehmi Ferati, Xhejlane Tërbunja, Rrahmon Lajqi, Mirsad Ferati, Ganimete Musliu, Sokol Bashota, Skender Sadiku, ndanë momentet më të mira që kishin nga ai.
Drejtoresha për Rini, Kulturë dhe Sport, znj. Idrizi, përkujtoi të ndjerin Blerim duke treguar se sa i dashur ka qenë ai për të gjithë dhe duke thënë se është e sigurt që çdo zemër sot rreh ndryshe dhe se kurrë asnjëri nga ata nuk do ta harrojnë Belin.
Ndërkaq, përmbylljen e tubimit përkujtimor të të ndjerit artistit Blerim Peci, në emër të familjes Peci e bëri gruaja e të ndjerit, znj. Afërdita Sopjani Peci, duke shprehur falënderimet e saj ndaj gjithë të pranishmëve në sallë.