Lajme

Mbahet takim koordinues me Ekipin Komunal për Sigurimin e Cilësisë dhe Ekipin Bërthamë të ShFMU “Migjeni”

  • 08/02/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Gjatë ditës së djeshme, në kuadër të aktiviteteve të DKA-së për ngritjen e cilësisë, u mbajt takim koordinues me Ekipin Komunal për Sigurimin e Cilësisë dhe Ekipin Bërthamë të ShFMU “Migjeni” i cili vitin e kaluar e ka përfunduar me sukses procesin e vetë-vlerësimit të shkollës.

Drejtorja e DKA-së, znj. Drita Kadriu, ndër të tjera theksoi rëndësinë dhe nevojën e përfshirjes së shkollave në procesin e vetë-vlerësimit për sigurimin e cilësisë.
Po ashtu drejtoresha, znj. Kadriu e vlerësoi lartë përkushtimin e këtyre dy ekipeve dhe përvojën e krijuar.

Në takim u caktuan rolet dhe detyrat mbështetëse për lehtësimin e procesit në shkollat e reja dhe këtë përvojë do ta shtrijmë edhe në 7 shkolla të tjera të komunës tonë gjatë muajit shkurt për të vazhduar pastaj në shtator me grupet e tjera të shkollave.