Lajme

Mbahet puntori për parandalimin e braktisjeve nga shkollat e mesme

  • 26/10/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Mbahet puntori për parandalimin e braktisjeve nga shkollat e mesme

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Mitrovicës në koordinim me MASHTI-n dhe ECMI Kosova ka organizuar punëtorinë me Ekipet për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes (EPRBM) të shkollave të mesme të larta.

Në këtë punëtori përveç çështjeve të përgjithshme të funksionimit të këtyre ekipeve, me theks të veçantë u trajtua edhe rëndësia e shfrytëzimit të modulit elektronik “Sistemi për parandalimin e hershëm të braktisjes” në kuadër të Sistemit për Menaxhimin e Informatave në Arsim.