Lajme
Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa
- 29/04/2024
- By RTV Mitrovica

Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa
Sot është mbajtur mbledhja e 28-të me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa, drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, drejtorëve të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto dy pika të rendit të ditës; Kërkesa për transfer dhe rialokim të mjeteve në investime kapitale dhe Raporti Financiar për periudhën Janar- Mars 2024.
Pikat e rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal.