Lajme
Mbahet “Festivali i Kafes” në Mitrovicë
- 29/09/2022
- By RTV Mitrovica
Mbahet “Festivali i Kafes” në Mitrovicë
Në urën kryesore mbi lumen Ibër, në Mitrovicë është mbajtur për herë të parë ‘Festivali i Kafes’, i organizuar nga Community Building Mitrovica (CBM) e mbështetur nga USAID.
Në këtë festival në mesin e shumë pjesëmarrësve, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili ka përshëndetur iniciativat e tilla të cilat kanë për qëllim bashkimin e njerëzve dhe të rinjve nga përkatësitë e ndryshme që përmes kafes të shkëmbejnë biseda të ndryshme.
Ndërsa, Aferdita Sylaj Shehu, drejtoreshë në Community Building Mitrovica (CBM), ka thënë se ‘Festivali i Kafes’ për herë të parë po mbahet në Kosovë, respektivisht në qytetin e Mitrovicës, ku qëllimi kryesor i këtij festivalit është bashkimi i komuniteteve në Mitrovicë dhe regjion, për të shijuar ditën me nga një kafe, me muzikë live dhe me biseda fqinjësore.
Festivali është shoqëruar me aktivitete të ndryshme si; muzikë, art, instlacione artistike dhe punëdore nga ‘Bonevet Mitrovica’.