Lajme
Marshi Tradicional në kuadër të fushatës Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
- 26/10/2023
- By RTV Mitrovica
Marshi Tradicional në kuadër të fushatës Tetori – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Në kuadër të fushatës Tetori – Muaji i ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit, Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës dhe Grupi i Grave Asambleiste ju ftojnë të merrni pjesë në Marshin Tradicional të organizuar për të shpërndarë mesazhin e solidarizimit dhe sensibilizimit për këtë sëmundje.
Marshi do të zhvillohet më 26 tetor 2023, në sheshin e qytetit të Mitrovicës, dhe do të fillojë në ora 13:00. Pikënisja e marshit do të jetë në sheshin “Isa Boletini” dhe do të përfundojë në sheshin “Adem Jashari.”
Kjo është një mundësi për të treguar solidaritetin me personat e prekur nga kanceri i gjirit dhe për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të kësaj sëmundje.