Lajme
Marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Komunës e MZHR-së për ndërtimin e urës tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë
- 08/04/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal për realizimin e projektit “Ndërtimi i Urës te Liqeni Akumulues”.
Me këtë rast, kryetari Hamza ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për këtë përkrahje duke u zotuar se ky projekt do të realizohet me përkushtim të madh, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.
Ndërsa, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka përgëzuar komunën e Mitrovicës si përfituese dhe i ka uruar suksese në zbatimin e projektit të përbashkët.